Lajme

Tiranë: Me një plumb plagosen tre persona

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 23 July 2024

Me një plumb është plagosur një 36-vjeçare dhe dy vëllezër, gjatë një feste në një lokal në zonën e rrugës së “Kavajës” në Tiranë, orët e para të mëngjesit së sotëm.

32-vjeçari dyshohet se armën që e kishte pa leje e ka shkrepur aksidentalisht, pasi e nxori për t’ua treguar kushërinjve të tij, me ç’rast plumbi i ka gërvishtur dy vëllezërit, ndërsa një grua e plagosi në zonën e barkut.

Tre viktimat janë transportuar për në një spital privat, ku vëllezërit 36 dhe 34 vjeçar pas ndihmës së parë janë larguar në shtëpi, ndërsa gruaja që u plagos vazhdon mjekimin, por është jashtë rrezikut për jetën.

-Advertisement-

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe arrestimin e autorit, raporton Top Channel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera