Tiranë, mbahet takim i liderëve të BE-së me ata të Ballkanit Perëndimor
Autori: Gazeta inFokus 07:29 | 06 December 2022
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë sot mikpritës i udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, për një takim njëditor që synon rigjallërimin e procesit të zgjerimit.
Të martën në Tiranë mbahet takimi i nivelit të lartë mes udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Lufta në Ukrainë e ka kthyer çështjen e zgjerimit në krye të axhendës së bllokut evropian, pas disa vitesh zvarritjeje e pengesash. Kryeministri Edi Rama tha se takimi njëditor është tregues i interesit gjeostrategjik që Evropa ka ndaj rajonit raportojnë mediat.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se një samit i Bashkimit Evropian në kryeqytetin e Shqipërisë këtë javë demonstron interesat e rritura gjeostrategjike të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Momenti është fantastik. Askush nuk mund ta imagjinonte dy vjet më parë dhe tani po ndodh”, ka thënë Ramam, mbrëmë, në një intervistë për ”Associated Press”.
Ndërsa për sot, Partia Demokratike, ajo pjesë e saj që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste në mbrojtje të vlerave europiane, të cilat siç tha zoti Berisha po kërcënohen nga kryeministri Rama.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, konfirmoi se do të marrë pjesë në samitin midis BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Tiranë. Më herët, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se Serbia nuk do të merrte pjesë në këtë samit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...