Lajme

Tiranë, gjendet mes shkurresh kufoma e dekompozuar e një burri

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 08 August 2017

Policia e Tiranës ka gjetur një ditë më parë kufomë të dekompozuar në një shkurre në rrugën “Lord Bajron” në Tiranë. Trupi i pajetë i përket një mashkulli të moshës 40 vjeçare, shkruan shekulli.

Policia ka njoftuar se një telefonatë e mbërritur rreth orës 14:30 minuta në numrin e Emergjencave 112 njoftoi për kufomën e cila nga verifiket e bëra i përket seksit mashkull, rreth moshës 40 vjeç, me një gjatësi rreth 170 cm.

“Për shkak të stadeve të avancuara të dekompozimit të saj, nuk cilësohen të dhëna të tjera.  Paraprakisht dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin kufomës së gjetur” informon policia.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera