Lajme

Tiranë, 6 persona në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Autori: Gazeta inFokus 08:45 | 18 March 2018

Policia Rrugore e Tiranës ka vazhduar kontrollet me Drager, pavarësisht reshjeve të furishme të herë pas hershme të shiut, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.

Sipas Policisë, të drejtosh mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur në rrugët plot ujë e kur ka rreshje të dendura shiu çka vështirësojnë qarkullimin, kjo është akoma më e rrezikshme.“6 drejtues mjetesh në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur, konsum alkooli në masë që varionte nga 0.68 mg/l deri në 1.02 mg/l. 9 të tjerëve iu tërhoq Leja e Drejtimit për në OASH për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, kondum alkooli në masë që varionte nga 0.22 mg/l deri në 0.37 mg/l.

Drejtues mjetesh, fundjavën nuk duam tua cenojmë dhe tua errësojmë, por duam të kontribuojmë në sigurinë e jetës tuaj në rrugë dhe të përdorueseve të tjerë të rrugës. Argëtohuni por përdorni mjetet e transportit publik në rast se doni të konsumoni alkool, pasi do t’iu kushtojë shumë herë më lirë dhe destinacioni do jetë i sigurte”, thuhet në njoftimin e Policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera