Tirana fundos Ben Blushin dhe Shpëtim Idrizin, PD “futet në ujë”
Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 27 June 2017
Kur kanë mbetur kutitë e fundit për t’u numëruar, trendi i projeksionit parashikon një fitore të thellë të Partisë Socialiste, e cila deri në mesnatë kishte siguruar 74 mandate, kundrejt PD-së me 43 mandate, ndërsa LSI-ja numëronte 19 mandate, PDIU 3 mandate dhe PSD 1 mandat. Teksa janë numëruar afër 90 për qind e kutive nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me 48.2% të votave, e ndjekur nga PD me 28.8% të votave dhe LSI me 14.4 % të votave.
Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në Korçë, në Vlorë, Fier, Gjirokastër. Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje. Por rritje në shifra nuk ka vetëm PS. Një rritje ka njohur edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë sesa në legjislaturën e lënë pas. Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.
Gara në kryeqytet
Në bazë të këtij numërimi udhëheq PS-ja me 18 mandate, duke u ndjekur nga PD-ja me 11 mandate, e cila e humbet në kutitë e fundit 1 mandat, të fituar nga LSI. Sipas këtij rezultati paraprak, nënkryetari i kësaj partie, Luan Rama, i renditur i 5-ti në listën e LSI, arrin të hyjë në Parlament. Po ashtu në mesnatë gara është hapur dhe për mandatin që gjatë gjithë ditës u mendua se do ti takonte PDIU-së. Duke parë projeksionin që po zhvillohej në Tiranë, orekset për fituar këtë mandat i ka si PS-ja.
Janë pikërisht kutitë e fundit që do të vendosin për fatin e këtij mandati. Ndërkohë ajo që pritet të jetë surpizë në kryeqytet, LIBRA nuk ka arritur të kalojë pragun. Pra shanset që Ben Blushit të jetë në Parlamentin e ri tashmë janë shuar. Një tjetër parti që nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për të fituar mandat në Tiranë është dhe SFIDA e Gjergj Bojaxhiut e cila zhgënjyer në kryeqytet, duke kapur jo më shumë se 0.5% të votave.
Dështimi i PD-s
Kreu i PD Lulzim Basha ka pësuar humbje jo vetëm në gjithë territorin e Shqipërisë. Humbje ka pësuar edhe në lagjen e vet. Gjatë fushatës Basha nxori spot edhe në lagjen e vet, por fatkeqësisht as kjo nuk i ka sjellë sukses. Nga rezultatet përfundimtare, PS kryeson, ndërsa PD është e dyta edhe në lagjen e Bashës. Rezultate të dobët PD ka marrë dhe në pjesën më të madhe të njësive, përjashto KZAZ 47 në qarkun e Tiranës, që i përket Bashkisë së Kamzës ku kreu i degës së PD-së në Kamëz, Xhelal Mziu ka shpallur tashmë fitoren në këtë zonë, duke thënë se PD është 6% më shumë se koalicioni qeverisës. “Janë edhe dy kuti për tu numëruar.
Unë e konsideroj një arritje të Kamzës, këtë rezultat, pasi nuk duhet të përjashtojmë rolin që ka luajtur koalicioni qeverisës, që kanë përdorur arsimin, OSHEE dhe legalizimet”, tha Mziu. Duke u mbështetur në rezultatin e përgjithshëm të forcës që ai përfaqëson, Partisë Demokratike, Mziu shton se humbjen e PD-së e ka sjellë kanabizimi i vendit. “Ngelem shpresëplotë se numri i deputetëve do jetë edhe më i madh se kaq sa kemi tani. Në Shqipëri fajin kryesor e ka kanabizimi, dhe instrumente të tjerë shtrëngues. Duke marrë shkasë nga zgjedhjet e Dibrës, ku kam qenë vetë prezent kam parë që vota është tjetërsuar”, tha Mziu.
Të tjera
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...
-
Plani i LDK-së për arsimin, Abdixhiku: Rritje e pagave për mësimdhënësit në javën e parë të qeverisjes, mësim gjithëditor…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar pl...
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...