Lajme

Tiranё: Rritet interesi pёr Gjermaninё dhe gjermanishten

Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 26 June 2017

Çdo vit kjo qendёr numёron rreth 370 grupe me njё duzinё nxёnёsish, qё mёsojnё gjermanshten, rreth 20% e tё cilёve janё nga mosha 12 deri nё 15 vjeҁ.

Tendenca pёr regjistrime nё kurse gjermanishtjeje ёshtё nё rritje, thotё pёr DW, Alketa Kuka, drejtore e Departamentit të Gjuhës pranё kёsaj qendre.

Sipas saj ka disa arsye pёr kёtё tendencё, por kryesorja ёshtё domosdoshmёria pёr tё mёsuar gjuhё tё huaja.

-Advertisement-

 Nisur nga fakti qё anglishtja tashmё ёshtё bёrё e vetёkuptueshme nё kushtet e globalizimit, shumё vendosin tё mёsojnё gjermanishten si gjuhё tё huaj tё dytё pas anglishtes.

Gjermania pёr arsye tё cilёsisё sё formimit arsimor dhe tarifave relativisht tё ulёta tё studimit nё krahasim me vendet e tjera mbetet tёrheqёse pёr tё rinjtё shqiptarё si njё vend, ku mund tё kryejnё studimet, vё nё dukje Alketa Kuka.

Pёr grupe tё ndryshme profesionesh si p.sh. mjekё, infermierё, inxhinierё, informaticienё etj, Gjermania ofron shanse joshёse punёsimi, Nё kёtё drejtim kёrkohen si kusht njohuritё e gjuhёs gjermane.

Nё pёrgatitjen e tyre pёr pёrvetёsimin e gjuhёs dhe thellimin e njohurive pёr Gjermaninё nxёnёsit e gjermanishtes pranё Qendrёs Goethe nё Tiranё shfrytёzojnё edhe informacionet qё ofrohen nga media gjermane pёrmes rrjetit online e veҁanёrisht pёrmes rrjeteve sociale.

Kjo doli nё pah edhe gjatё njё diskutimi qё pati ditё mё parё nё Tiranё me studentё tё kёsaj qendre drejtorja e programit tё Deutsche Welles, Gerda Meuer.

Nё kuadёr tё 25 vjetorit tё hapjes sё redaksisё shqip tё DW-sё, drejtorja Meuer prezantoi ofertёn programore tё medias gjermane pёr botёn e jashtme, DW-sё, dhe fokusimin gjithnjё e mё shumё tek dialogu me pёrdoruest e rrjeteve sociale.

Tё rinjtё pjesёmarrёs nga Qendra Goethe nёnvizuan, se edhe oferta e DW-sё pёrbёn pёr ta njё nga burimet e marrjes sё informacionit mbi Gjermaninё dhe se ata preferojnё ta pёrftojnё kёtё informacion kryesisht nga Facebook-u dhe rrjetet sociale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera