Lajme

Time Kadrijaj shpërthen në Komision: Nëse na qitni prapë video tmerruese, s’i votojmë marrëveshjet

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 05 October 2022

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të publikojë video kundër opozitës atëherë do t’i bojkotojnë seancat dhe s’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Ajo tha se nëse ndodh kjo humb Kosova dhe jo Vetëvendosja, prandaj kërkoi që të mos i “detyrojnë” ta bëjnë këtë.

“Nëse vazhdoni prapë me ndonjë video poshtëruese, denigruese, atëherë na detyroni që në seancë ta lëshojmë dhe të mos i votojmë edhe prapë do të humbë Kosovë, nuk humbni ju. Si Qeveri vazhdoni ndërtoni koncensusin dhe mos na sulmoni opozitën me video tjera tmerruese”, tha Kadrijaj në në Komisionin për Integrim Evropian që po mbahet aktualisht.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera