Time Kadrijaj i kundërpërgjigjet Avdullah Hotit
Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 13 March 2018
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, i është kundërpërgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit, për shpërbërjen e Kuvendit.
Në një prononcim për “Infokusin” ajo ka thënë se Qeveria Haradinaj është stabile dhe nuk rrezikon të bie pavarësisht presionit të opozitës.
“Detyra e opozitës është prej fillimit të mandatit të një qeverie me kërku shkarkimin e asaj qeverie duke tentuar që me qenë në pushtetë, nëse Avdullah Hoti i kish pas numrat nuk ish bërë qeveria fare, qeveria i ka numrat stabil dhe po funksionon si duhet”, ka thënë Kadriaj.
Po ashtu deputetja e AAK-së, ka komentuar edhe vendimin për rritje të pagave të kryeministrit dhe kabinetit të tij duke thënë se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese do ta respektojnë çfarëdo qoftë ai.
“Arsyeja pse deputetët e opozitës nuk kanë votuar është sepse opozita nuk ka qenë e dakorduar, sepse për një vendim të Kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagave vetëm ju kanë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim, nëse ka qenë e ligjshme apo e paligjshme dhe qeveria po e pret interpretimin nga Gjykata Kushtetuese. Cili do qoftë vendimi që e sjell Gjykata Kushtetuese besoj që qeveria do ta respektojë sepse qeveria vetë e ka pezulluar këtë vendim deri në vendimin e Gjykatës “, ka thënë Kadriaj për Infokusin.
Ajo ka akuzuar opozitën, e cila sipas saj vetë e kanë dërguar për interpretim vendimin në Gjykatën Kushtetuese dhe vetë nuk po e presin vendimin e Gjykatës “dhe po dojnë me vendosë vetë se çka me bo”.
Gjatë ditës së martë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar shpërbërjen legjislaturës aktuale të Kuvendit.
Kjo kërkesë e tij ka ardhur, pasi që deputetët nuk po marrin pjesë në votim, edhe pse janë në sallë, për të votuar rekomandimet lidhur me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave.
“Duhet të procedojmë me shpërbërjen e kuvendit, nëse vazhdohet kjo praktikë”.
“Po shihet që koalicioni qeverisës nuk i ka numrat, prandaj këtu shihet se nuk mund të votohet asgjë tjetër”, ka thënë Hoti./INFOKUSI
Të tjera
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...