Time Kadrijaj e shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19, kërkon nga qeveria angazhimet konkrete

Autori: Gazeta inFokus
10:56 | 30 June 2022
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, është shprehur e shqetësuar me rritjen e fundit të rasteve pozitive me COVID-19, shkruan Gazeta Infokus.
Ajo gjatë fjalës së saj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës e pyeti Qeverinë se cilat janë angazhimet konkrete për COVID-19 dhe pritjen e diasporës për të menaxhuar shtimin e rasteve.
“Dje Kosova ka pasur 177 raste aktive me COVID-19, ndërsa janë rreth 500 raste aktive në Kosovë, çfarë kemi bërë? Derisa numri po rritet, çka kemi bërë ne si shtet dhe çka ka bërë Ministria e Shëndetësisë. Në vend se të mbahet personeli shtesë, ne e kemi larguar stafin dhe ka mbetur stafi aktual të cilët janë të punësuar. Duke e ditur që jemi në sezonin veror, do të shtohet numri i rasteve me COVID-19 por edhe i atyre me sëmundje infektive, sidomos tash me ardhjen e mërgimtarëve. Cilat janë angazhimet konkrete që po bën kjo Qeveri për të pritur diasporën dhe për të menaxhuar shtimin e rasteve?”, tha ajo.
Po ashtu Kadrijaj ndër të tjera foli edhe për liberalizimin e vizave duke përmendur samitin e fundit të BE-së në Bruksel.
Ajo tha se duhet të përgatitemi më herët që të arrijmë sukses.
“U mbajt samiti i BE-së dhe ne fatkeqësisht u refuzuam për liberalizimin e vizave, mirë që kjo Qeveri po e pranon tash se derisa ishte në Qeveri s’e ka pranuar që Kosova ka përmbushur kriteret, por cili ka qenë angazhimi konkret i Qeverisë, presidencës e komisioneve?. Andaj duhet të aktivizohet komisioni për punë të jashtme, komisioni për integrime evropiane, të përgatitemi më herët që të arrijmë sukses. Nevojitet një mobilizim i të gjitha institucioneve me qenë në nivel të detyrës që të mos mbetemi këtu në pikën zero”, ka shtuar ajo./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Numër i madh i vizitorëve në hotelet e Kosovës, këto janë statistikat
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hotelerisë në K...
-
Dy të vdekur dhe afro 1 mijë raste të reja me Covid-19 brenda një dite në Kosovë
Ministria Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 952 ra...
-
Hoti me kritika ndaj Qeverisë: Nuk po e rishikoni buxhetin – po e dëmtoni ekonominë
Ish-ministëri i Financave, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë e Albin Kur...
-
Hyn në fuqi sot plani i BE-së për emergjencën e gazit
Plani i emergjencës së Bashkimit Evropian për t’i paraprirë ndërprerjes së mu...
-
MPB jep detaje për regjistrimin e automjeteve nga “PM”, “KM”, “PZ”, në RKS që do të bëhet brenda muajit shtator
Që nga vendimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Pun...
-
Ibrahimi-Kurtit: Kosova nuk rrezikohet nga lufta, por nga një krizë ekonomike dhe një kolaps energjetik
Analisti politik Ilir Ibrahimi, së fundmi ka komentuar deklarimet e kryeminis...
-
Ekskluzive: Flet Aida Birinxhiku, 23 vjeçarja nga Kosova që po shkëlqen në fushatën e partisë Socialdemokrate në garë për deputete në parlamentin Suedez
Aida Birinxhiku është vetëm 23 vjeçare, por ka arritur të bëhet një emër i nj...
-
Kievi thotë se rusët po tentojnë t’ia zhvendosin forcat nga Donbasi
Ofensiva ruse është duke vazhduar drejt qyteteve Bakmut dhe Avdjivka në rajon...
-
Një fëmijë infektohet me linë e majmunëve në Gjermani
Një vajzë katërvjeçare në qytetin jugperëndimor, Forchajm, është infektuar me...
-
Trump: Agjentët e FBI-së më bastisën shtëpinë në Florida
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se agjentë të Byrosë Federale...
-
Prokuroria në Ferizaj edhe sot vazhdon aksionin në zonën e Brezovicës
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe...
-
Ky është numri i pacientëve të shtrirë me Covid-19 në spitalet e Kosovës
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nga Co...