Time Kadriaj – deputetëve të VV’së: “Nuk jeni ju për luftë, bash asnjo”
Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 02 June 2023
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj ka thënë se deputetët e VV-së me sa duket kanë parë shumë filma aksion ditëve të fundit, por ka shtuar se po erdhi përnjëmend puna teri tek lufa “asnjë nga ta nuk janë për këtë punë”.
Kadriaj në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për zhvillimet në veri tha se lufta nuk bëhet prej karrigeve të Kuvendit e nuk është ashtu siç duket në televizion, shkruan Reporteri.net.
“Ju që merri me portale, me përçarje po më duket se kohëve të fundit keni parë shumë filma aksion, e që regjinë e bëjnë me regjisor të njohur si Albini e Vjosa e që fundin e bëjnë sipas dëshirën, por që fundi s’po ju del mirë e s’po i del as Kosovës mirë.
Por lufta e konflikti nuk është as ashtu sikurse nëpër filma se ju nuk e keni përjetu me ngelë në acar e ngricë e të mos kesh ku të strehohesh, të ngelesh pa hëngër e pa pirë e me përjetu halucinacione e nuk po e kuptoni se lufta nuk bëhet prej karrigeve të Kuvendit e me fjalime patriotike se besoj me ndodh, vërtetë s’keni me e pritë mirë dhe keni me kërku azil se asnjë bash asnjo s’jeni për luftë nëpër vijat e para të fronit”, u shpreh Kadriaj.
Ajo tha se kryeministri Kurti u zbraps disa herë nga vendimet e tij dhe se me veprimet në veri po e rrezikon Policinë e Kosovës, ushtrinë e të gjitha mekanizmat e sigurisë.
“Ti asnjë veprim që bërë nuk e mbajte, u zmbrapse i turpëruar. Edhe tash njëjtë po bën duke rreziku Policinë e Kosovës, ushtrinë e të gjitha mekanizmat e sigurisë. Kthjellu ose shko në shtëpi se nuk do të jemi pjesë e agjendave tua që nuk janë në interes të Kosovës. Për herë të parë në historinë e Kosovës i ke bërë aleatët tanë të na kritikojnë e sanksionojnë”, u shpreh Kadiraj.
Të tjera
-
Haradinaj shkon për ngushëllime te familjarët e fëmijëve që vdiqën dje në Jabllanicë
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime te familjet e ...
-
Bedri Hamza u shpreh ngushëllime familjeve për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë
Bedri Hamza u ka shprehur ngushëllime familjeve Rama, Mehmeti dhe Morina për ...
-
Memli Krasniqi për tragjedinë në Jabllanicë: Jemi pranë familjeve të fëmijëve, Zoti ju dhashtë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi u ka shprehur ngush...
-
Jeta Rafuna: Hajvalia do të transformohet me projekte kapitale dhe investime të reja
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta Rafuna, ka the...
-
Musliu vazhdon fushatën në Celinë, takon mbështetësit e PDK-së për fitoren e përbashkët
Kandidatja për deputete nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimet...
-
Bedri Hamza: Nëse humbni vendin e punës, për 6 muaj me radhë do të mbështetni me 80% të pagës së fundit që keni marrë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar me shpalosjen e...
-
Drejtoria e Arsimit në Gjakovë: Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për vdekjen e nxënësve tanë
Drejtoria e Arsimit në Gjakovë, ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi mbrëmjen ...
-
Pamje: Momenti kur shembet objekti në Gjakovë ku vdiqën tre fëmijë
Gjakova e gjithë Kosova janë tronditur si pasojë e një tragjedie ku humbën je...
-
“I larguam gërmadhat me traktor, pjesë-pjesë”, rrëfimi tronditës i personit që zbuloi i pari vdekjen e 3 fëmijëve nga shembja e shtëpisë në Jabllanicë
Një banor i fshatit Jabllanicë të Gjakovës ka treguar se si fillimisht është ...
-
Presidentja Osmani shpreh ngushëllimet për vdekjen tragjike të tre të miturve në Jabllanicë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekj...
-
24-orët e fundit, policia shqipton mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 1 mijë e 742 tiketa trafiku. ...
-
Dalin imazhet e fëmijëve që humbën jetën në Jabllanicë
Janë bërë tashmë publike fotografitë e fëmijëve adoleshentë që humbën jet...