Lajme

Tillerson: Spastrim etnik kundër myslimanëve Rohingya

Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 23 November 2017

Shtetet e Bashkuara thanë se veprimi i Qeverisë së Birmanisë kundër pakicës myslimane Rohingya në shtetin Rakhine përbën “spastrim etnik”.

Deklarata e sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, është komenti më i fuqishëm i Uashingtonit mbi dhunën në Birmani, e cila ka detyruar mbi 400,000 myslimanë të ikin në Bangladeshin fqinj.

Represioni i ushtrisë ka nisur qysh në muajin gusht, pas disa sulmeve të kryengritësve Rohingya në Rakhine.

-Advertisement-

Qeveria birmaneze i ka hedhur poshtë akuzat se ushtria sulmon civilët dhe ka thënë se veprimet e saj janë kundër militantëve.

Tillerson ka vizituar Birmaninë javën e kaluar.

“Pas një analize të kujdesshme dhe të plotë të fakteve në dispozicion, është e qartë se situata në Rakhine përbën spastrim etnik kundër myslimanëve Rohingya”, tha Tillerson.

“Asnjë provokim nuk mund të justifikojë mizoritë e tmerrshme që kanë pasuar”, shtoi ai, transmeton Evropa e Lirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera