Tillerson nuk shqetësohet për postin e tij: Kam besim tek Trump
Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 14 May 2017
Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson thotë se nuk është i shqetësuar për postin e tij, pasi presidenti shkarkoi drejtorin e FBI’së James Comey.
“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin,” tha zoti Tillerson në një intervistë për emisionin “Meet the Press” të rrjetit NBC.
“Unë i kuptoj objektivat e presidentit. Kur kam diçka të paqartë, e diskutoj me të”, tha ai.
Tillerson i bëri komentet ndërkohë që presidenti përgatitet për udhëtimin e tij të parë jashtë vendit.
Të premten ai shkon në Arabinë Saudite për diskutime me Mbretin Salman, dhe më pas në Izrael për takim me Kryeministrin Benjamin Netanyahu lidhur me kërcënimet e sigurisë në Lindjen e Mesme.
Po gjatë turneut të tij, Presidenti Trump do të vizitojë edhe Papa Françeskun në Vatikan dhe do të takohet me udhëheqës botërorë në NATO dhe në takimin ekonomik të Grupit të 7’es.
“Unë jam i përkushtuar për të ndihmuar presidentin që të përmbushë objektivat e tij, që të arrijë sukses. Unë e kam të qartë se duhet të punoj për të ruajtur besimin që ka presidenti tek unë, si dhe veprimet që duhet të bëj për të përmbushur detyrën në Departamentin e Shtetit në mënyrë konsistente me drejtimin që ai synon për vendin,” tha sekretari i shtetit.
Sekretari Tillerson tha se rrëmuja politike që pasoi shkarkimin e drejtorit të FBI’së, zotit James Comey nuk ndikon tek marrëdhënia e tij me presidentin.
“Unë nuk do të bëj kurrë kompromis me vlerat e mia. Kjo është e vetmja linjë që ndjek. Vlerat e mia përputhen me vlerat e vendit tim,” tha Tillerson.
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...