Lajme

Tillerson në Riad dhe Doha, për të rinisur dialogun për zgjidhjen e krizës së Gjirit

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 22 October 2017

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson po përpiqet sërish sot në Riad më pas në Dohapër të bindur Arabinë Saudite dhe Katarin për të rinisur dialogun, por me pak shpresë për të arritur një përparim të vërtetë në krizën e thellë që po përjetojnë vendet e Gjirit.

Vizita e tij në rajon pritet veçanërisht të shërbejë për orkestrimin e përpjekjeve amerikane për të frenuar ndikimin e perceptuar të dëmshëm në Lindjen e Mesme të Iranit, ku Donald Trump është cilësuar si një person i urryer prej marrjes së drejtimit të Shtëpisë së Bardhë.

Tillerson do të marrë pjesë në Riad në takimin e parë të Komisionit për Koordinimin saudito-irakian, ku do të jetë i pranishëm kryeministri irakian, Haider al-Abadi me dhjetë anëtarë të qeverisë së tij.

-Advertisement-

Ky takim është një dëshmi e re e përmirësimit së fundmi të marrëdhënieve mes Mbretërisë sunite dhe Irakut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera