Tillerson në krye të listës së personave që do të shkarkohen
Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 29 August 2017
Deklaratat dhe qëndrimet e pavarura të sekretarit amerikan të shtetit kanë irrituar presidentin amerikan Trump i cili Rex Tillerson e ka futur në krye të listës së personave që do të shkarkohen shumë shpejt nga detyra e tyre.
Një pjesë e stafit të presidentit amerikan Donald Trump janë larguar , të tjerë e kanë zbutur qëndrimin, por bashkëpunëtorë të Donald Trumpit që nuk ndajnë të njëjtat mendime me presidentin amerikan vazhdojnë të dalin, e më i fundit i tyre është as më shumë e as më pak sesa vet Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson. Kreu i diplomacisë amerikane u distancua nga përgjigjja e numrit një të Shtëpisë së Bardhë ndaj dhunës në Charlottesville.
Komenti i tij për “Fox News”, kur moderatori e pyeti mbi promovimin e vlerave amerikane nëpër botë, e tregoi qartë një gjë të tillë. “Ne përfaqësojmë popullin amerikan, angazhimin e tij ndaj lirisë dhe trajtimit të njëjtë të njerëzve në mbarë globin, e ky mesazh nuk ka ndryshuar. Nuk besoj se dikush e vë në dyshim angazhimin e administratës amerikane, apo të agjencive qeveritare, që i avancojnë dhe i mbrojnë këto vlera”, tha Rex Tillerson. K
omenti i Tillerson ishte në përgjigje të pyetjeve të ngritura nga një komision i OKB-së mbi racizmin dhe krimet e urrejtjes, sipas të cilit, udhëheqësit amerikanë nuk e kanë dënuar me aq forcë sa duhet supremacinë e bardhë. Trump u kritikua gjerësisht për deklaratat e tij pas ngjarjes në Charlotesville, kur tha se të dyja palët, aktivistë konservatorë e protestues të majtë, kishin pjesën e tyre të përgjegjësisë në përplasjet që shkaktuan vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e dhjetëra personave të tjerë.
Të tjera
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...