Lajme

Tillerson mohon se do të largohet nga detyra

Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 27 July 2017

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i mohoi raportet e mediave se ai po shqyrton të dorëzojë postin.

Këtë javë në Uashington ka pasur zëra se Tillerson do të largohet shpejt nga detyra për shkak të zemërimit me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe të tjerë në Shtëpinë e Bardhë.

“Nuk po shkoj askund”, u tha Tillerson gazetarëve në Departamentin e Shtetit.

-Advertisement-

Ai shtoi se do të qëndrojë në detyrë “për aq kohë sa e lejon presidenti”.

I pyetur për marrëdhënien e tij me Trumpin, Tillerson tha se “është e mirë”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera