TikTok gjobitet me 12.7 milionë funte
Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 04 April 2023
TikTok është gjobitur me 12.7 milionë funte për dështimin në mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve, tha mbikëqyrësi i të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar.
Një hetim i kryer nga Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) zbuloi se aplikacioni për shpërndarjen e videove shkel ligjin për mbrojtjen e të dhënave, duke shtuar se shkeljet kanë ndodhur midis majit 2018 dhe korrikut 2020.
Në shtator, ICO-ja i dërgoi TikTok-ut një njoftim, i cili e paralajmëronte për dhënien e një gjobe të mundshme.
ICO vlerëson se TikTok-u lejoi deri në 1.4 milionë fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar nën 13-vjeç të përdorin platformën e tij në vitin 2020, pavarësisht rregullave që nuk lejojnë fëmijët e kësaj moshe të krijojnë llogari.
Ligji për mbrojtjen e të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar thotë se platformat që përdorin të dhëna personale kur ofrojnë informacion për fëmijët nën moshën 13-vjeçare duhet të kenë pëlqimin e prindërve.
Komisioneri për informacion, John Edwards, tha se “ka ligje në fuqi që sigurojnë që fëmijët tanë të jenë po aq të sigurt në botën digjitale – sa janë në botën fizike. TikTok nuk iu përmbajt këtyre ligjeve”.
“Si pasojë, rreth një milion fëmijëve nën moshën 13-vjeçare iu dha qasje në mënyrë të papërshtatshme në platformë, dhe TikTok-u mblodhi dhe përdori të dhënat e tyre personale. Kjo do të thotë se të dhënat e tyre mund të jenë përdorur për t’i gjurmuar dhe për t’i profilizuar ato, duke ofruar potencialisht përmbajtje të dëmshme dhe të papërshtatshme”.
“Gjoba jonë prej 12.7 milion funtesh pasqyron ndikimin serioz që mund të kenë pasur dështimet e tyre””, tha ai./rel
Të tjera
-
Rrezarta Krasniqi: LDK do të përkrahë bizneset për zhvillim dhe punësim
Rrezarta Krasniqi, kandidatja për deputete nga rradhët e Lidhjes Demokratike ...
-
Dervishaj viziton bizneset në Skenderaj: Meritojnë 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin De...
-
Bedri Hamza para studentëve: Unë besoj te potenciali juaj, 25 milionë euro do t’i ndajmë çdo vit si bursa studentore
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me stu...
-
Rrëzohet apelimi i Isni Kilajt lidhur me vendimin për paraburgimin e tij
Apeli i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka marrë vendim që...
-
Burg i përjetshëm për vrạsjen e Enver Hadrit në Bruksel
Gjykata Penale në Bruksel ka shpallur të mërkurën sërish dënimin me bur...
-
Ambasada e ShBA-së në Shqipëri njofton për pezullimin e fondeve
Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar të gjitha institucionet shqiptare për p...
-
Fjalimet e fuqishme të Besnik Tahirit në KE: Ne jemi pjesë e Evropës dhe së bashku luftojmë propagandën ruse dhe serbe
Për tre vite me radhë në këtë legjislaturë, deputeti dhe kandidati për depute...
-
Policia jep detajet e fundit për gjụajtet me ạrmë në Pejë
Një gjuajtje me armë ka ndodhur sot në rrugën “Bill Clinton” në Pejë. Rast...
-
Tahiri: Kemi me dal fituese në zgjedhje, kjo qeveri është mashtruese!
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi dhe depute...
-
Krasniqi: Rexhep Selimi e kishte rolin e inspektorit gjeneral të UÇK-së
Dëshmitari Naser Krasniqi deklaroi të mërkurën se Rexhep Selimi kishte rolin ...
-
‘Kritika ime ndaj Trump ka qenë e gabuar’, thotë i zgjedhuri i Mbretërisë së Bashkuar për ambasador në SHBA
I zgjedhuri i Mbretërisë së Bashkuar për ambasadorin e ardhshëm në SHBA, Lord...
-
Të premten këto lagje në kryeqytet mbesin pa ujë
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se në dy lagje ...