TikTok bën disa ndryshime në politikat e privatësisë për përdoruesit nga Kosova
Autori: Gazeta inFokus
19:37 | 11 December 2023
Përmes një komunikatë shtë bërë e ditur se me iniciativë të Komisioneres për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku dhe pas takimit të realizuar me përfaqësues të platformës TikTok, Agjencia për Informim dhe Privatësi për qëllim të informimit të drejtë të përdoruesve nga Kosova, ka kërkuar nga platforma TikTok që të publikojnë Politikat e Privatësisë në gjuhën shqipe, të përcaktojë moshën e pëlqimit dhe pëlqimin prindëror për përdoruesit nga 13-16 vjet dhe të emërojë një përfaqësues ligjor për Kosovë.
TikTok së fundmi ka njoftuar Agjencinë se Politikat e Privatësisë i kanë bërë publike në gjuhën shqipe, ashtu siç parashihet me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Gjithashtu, TikTok ka ndryshuar moshën minimale të lejuar nga 13 vjeç në 16 vjeç, në përputhje me kërkesën e Komisioneres dhe legjislacionin aktual në fuqi.
Agjencia për Informim dhe Privatësi do të vazhdoj përpjekjet e saj për të garantuar një nivel të lartë të mbrojtjes së të dhënave personale për përdoruesit e aplikacionit TikTok në Kosovë. Ky veprim vjen në kontekstin e rritjes së ndërgjegjësimit dhe nevojës për mbrojtjen e integritetit të të dhënave personale në mjediset dixhitale.
Agjencia për Informim dhe Privatësi, këshillon prindërit/kujdestarët ligjor që të monitorojnë përdorimin e aplikacioneve nga fëmijët e tyre, si dhe të flasin me fëmijët mbi sjelljen e duhur në internet.

T� tjera
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Melodia nacionaliste serbe në Bruksel, eurodeputeti belg ia përplas Marta Kos-it vrasjet dhe dëbimet e viteve 1998/99 në Kosovë
Eurodeputeti belg, Michel De Maegd, ka kritikuar ashpër interpretimin e një k...
-
Investitorët japonezë shqyrtojnë mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik me Kosovën
Zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike dhe krijimi i mundësive të reja për invest...
-
Rikthehet furnizimi me energji në Prishtinë
KEDS ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji në Prishtinë.Në njoft...
-
Haxhiu kërkon mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar mbështetjen e Kr...
-
Raporti i Gallupit për 2025-tën: Kosova, ndër vendet më të sigurta në Evropë
Kosova është renditur ndër vendet më të sigurta në Evropë sipas Indeksit Glob...
-
Erërat e forta, Inspektorati i Punës kërkon masa të shtuara për sigurinë e punëtorëve
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të n...
-
Rama: Ndryshim-ligji për Specialen nuk është i PDK’së, është për vlerat e luftës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka deklaruar s...
-
Limaj për rikthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale: Jam SHOKU
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar kërkesën për ri...
-
Rreth 2,500 konsumatorë të Prishtinës mbesin pa energji elektrike
KEDS ka njoftuar se si pasojë e një avarie në NS 110/20 kV Prishtina 6, rreth...
-
Rriten shqetësimet financiare në Zvicër, 38% e të punësuarve përballen me vështirësi ekonomike
Situata financiare e një pjese të konsiderueshme të punonjësve në Zvicër ësht...




































