Lajme

Tigri i Përparim Ramës

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 16 September 2021

Kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka Tigrin në shtëpi, shkruan Gazeta Infokus.

Bëhet fjalë për djalin e tij, të cilën e ka krahas dy fëmijëve të tjerë.

Në një intervistë në emisionin “Frontal” me Arsim Lanin, Rama ka treguar se i ka tre fëmijë dhe se njërin nga ta e ka me emrin Tigër.

-Advertisement-

“I kam tre fëmijë, është Arra 7 vjeçe, Tigri 4 vjeç dhe Broni 6 muajsh”, ka thënë Rama në T7.

Ai ka deklaruar se nëse zgjidhet si kryetar i Komunës së Prishtinës, familja e tij do të jetojë në Kosovë. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera