Rozë

Tifozja më e zjarrtë e Erosit, Oriola poston videon dhe i dedikon fjalët e ëmbla: Ti më bën…

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 31 August 2020

Modelja e njohur, Oriola Marashi dhe futbollisti i njohur, Eros Grezda, ka në zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se janë duke e shijuar romancën e tyre, e cila duket se çdo ditë bëhet më e fortë.

Madje çifti i njohur e kaloi bashkë karantinën dhe duket se kjo i bëri mirë. Ndërkohë në profilet e tyre në rrjetet sociale, nuk mungojnë pozat e komentet e ëmbla për njëri-tjetrin.

Së fundmi Oriola është siguruar që të gjithë ta dinë se ajo është tifozja më e zjarrtë e Erosit. Mbrëmjen e kaluar, bukuroshja ka ndjekur ndeshjen ku luante partneri i saj dhe është bërë tepër krenare me golin e tij, aq sa gëzimin s’ka mundur ta mbajë dot për vete!

-Advertisement-

“Ti më bën kaq krenare”- shkruan Oriola krahas postimit ku etiketon Erosin. Pak më vonë, Oriola ka publikuar edhe një moment tjetër të ëmbël të tyre. Ajo së bashku me Eros shfaqen teksa ecin të kapur për dore rrugëve të qytetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera