Rozë

Tifozja e Interit ka një mesazh pë Ronaldon! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 21 March 2019

Modelja e njohur italiane, Ines Trocchia, e pyetur nëse Cristiano Ronaoldo i ofron një udhëtim me avionin e tij privat, është përgjigjur: “Unë jam e angazhuar për fat të mirë dhe në një marrëdhënie dashurie. Futbollisti nuk është lloji i mashkullit, që më përshtatet”.

E njohur si një tifoze e Interit, me ngjyrat e të cilit edhe ka pozuar mjaft e nxehtë, ajo nuk përmendi ndonjë emër futbollisti, por i konsideroi ata si tradhtarë në një marrëdhënie: “Unë nuk jam shumë e interesuar për ta. Ndoshta janë fenomenë në fushën e tyre, por e dinë se shumë gra bien në “këmbët” e tyre dhe gjithmonë kanë kënaqësinë për ta bërë këtë”.

Modelja në fjalë ka pozuar në të kaluarën edhe për “GQ”, “Maxim” dhe “Playboy” në Rumani. Ajo është e habitur nga numri i njerëzve që i bëjnë kërkesa seksuale çdo ditë, shumë prej të cilave i konsideron absurde: “Ndodh që njerëzit më shkruajnë çuditshëm, ka nga ata që duan të jenë skllevërit e mi. Më pyesin nëse mund të vijnë e të pastrojnë shtëpinë time pa I paguar. Madje, janë të gatshëm të më paguajnë. Ka nga ata që duan fotot e këmbëve të mia”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera