Sport

Tifozët zgjedhin të sakrifikuarin për Modric (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 13 August 2018

Julen Lopetegui ka një vendim të vështirë për të bërë për SuperKupën e Evropës, pasi ai dëshiron që të luajë Luka Modric por ai duhet të lë në stol një nga yjet e tij që shkëlqyen në parasezon, në mënyrë që të krijojë hapësirë për mesfushorin kroat.

Ai do të ketë fjalën e fundit, por tifozët besojnë se Karim Benzema duhet të jetë i sakrifikuari.

Në një sondazh të MARCA-s që votuan mbi 130,000 persona, 32% besojnë se sulmuesi francez duhet të jetë lojtari që duhet lënë jashtë për të krijuar hapësirë në formacionin startues për Modricin.

-Advertisement-

Marco Asensio ishte zgjedhja tjetër me 21%, pasuar nga Isco me 20%, Casemiro me 17% dhe Toni Kroos me 8%.

Nga të gjitha opsionet e mundshme, Gareth Bale ishte i votuar më së paku, me vetëm 3%. Tifozët besojnë se ai duhet të jetë startues i padiskutueshëm të mërkurën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera