Sport

Tifozët zgjedhin pasardhësin e CR7

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 07 July 2018

Me 86 % të votave, Kylian Mbappe, është lojtari i më i votuar nga Madrilenet për të zëvëndësuar Cristiano Ronaldon i cili me shumë mundësi do të transferohet në Juventus.

Pas tij, Neymari me 7.62 % të votave është lojtari i dytë më i preferuar i Madrilenëve për të zëvëndësuar CR7. Podiumin e mbyll lojtari i Chelseas, Eden Hazard i cili mori 2.66 % të votave.

Në sondazh tifozët kishin të drejtë të zgjidhnin opsionin “një futbollist tjetër” nga 3 të lartëpërmendurit. 1.60 % e tifozëve menduan se një futbollist tjetër duhet ta zëvëndësojë CR7 dhe jo Mbappe, Neymar e Hazard.

-Advertisement-

Kurse, 1.77 % e votuesve besojnë se do të mjaftonin Asensio dhe Lucas Vazquez për ta mbushur boshllëkun që do ta linte portugezi.

Ky sondazh u realizua pas raportimeve të fundit se Cristiano Ronaldo do të largohet nga Real Madridi në drejtim të Juventusit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera