Lajme

Tifozët në hall për bileta, para stadiumit kërkojnë të blejnë në të zezën

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 17 November 2019

Kur kanë mbetur me pak se 1 ore e 30 minuta, tashmë janë mbledhur një numër i madh i tifozëve para stadiumit, shkruan Gazeta inFokus.

Një numër i madh i këtyre qytetarëve po kërkojnë bileta për ndeshjen Kosovë -Angli.

 

-Advertisement-

Edhe pse ishte paralajmëruar nga Polica se pa bileta nuk do të lejohen të hynë afër stadiumit, tifozë kanë hyrë dhe po kërkojnë bileta në të zezën.

Biletat Kosovë-Angli në bazë të burimeve të Gazetës inFokus, po shiten me çmim deri në 100 euro.

 

Kujtojmë se ndeshja Kosovë – Angli fillon nga ora 18:00./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera