Sport

Tifozët i kërkojnë kombëtares së Gjermanisë të bojkotoj Kupën e Botës 2022, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 08 March 2021

Fansat e Gjermanisë kanë kërkuar nga kombëtarja e tyre që të bojkotoj Kupën e Botës 2022.

Sipas komunikatës së “ProFans”, stadiumet në katar janë ndërtuar në kushte çnjerëzore dhe se shumë njerëz kanë humbur jetën për ndërtimin e tyre.

Tutje, në komunikatë thuhet se 6700 punëtorë kanë vdekur gjatë punës që po bënin.

-Advertisement-

“Ne i bëjmë thirrje DFB të anulojë pjesëmarrjen në Kupën e Botës në Katar. Një festival i bujshëm futbolli në varret e mijëra punëtorëve emigrantë – të marrësh pjesë në të do të ishte fundi i etikës dhe dinjitetit. Futbolli është më shumë sesa thjesht një lojë. Futbolli është gjithashtu: përgjegjësi e korporatave shoqërore. Ne jemi të sigurt se të tjerët do të ndjekin shembullin e Gjermanisë”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e “ProFans”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera