Sport

Tifozët e vërshëllyen Benzeman, Ronaldo kërkon nga ta mos ta bëjnë një gjë të tillë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 11 February 2018

Karim Benzema nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë.

Sulmuesi francez ka dëshpëruar me paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit dhe kjo ka bërë që të irritohen tifozët e Real Madridit.

Benzema nuk ka arritur të shënoj gol në La Liga këtë edicion në shtatë ndeshjet e fundit.

-Advertisement-

E në takim ndaj Real Sociedadit që Real Madridi e fitoi me rezultat 5-2, francezi i irritoi edhe më shumë tifozët madrilen.

Ishin minutat e fundit të ndeshjes kur Benzema pati një rast të mirë shënimi por dështoi ta dërgoi topin në rrjetë nga afërsia.

Kjo ka bërë që tifozët e pranishëm në ‘Santiago Bernabeu’ ta vërshëllejnë francezin.

E sjellja e tyre nuk i ka pëlqyer Cristiano Ronaldos i cili është drejtuar nga tribuna dhe kërkoi nga tifozët ta duartrokasin Benzeman dhe mos ta vërshëllejnë.

Por duket se as reagimi i Ronaldos nuk ka bërë punë pasi tifozët nuk e kanë duartrokitur francezin.

30-vjeçari këtë edicion ka arritur të shënoj vetëm dy gola në La Liga ndërsa është aktivizuar në 16 ndeshje.

Sipas medieve spanjolle Benzema po e kalon stinorin e fundit si futbollist i Real Madridit pasi do të largohet në fund të këtij kampionati. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera