Sport

Tifozët e Realit zgjedhin zëvëndësuesin e Zidane: JÜRGEN KLOPP!

Autori: Gazeta inFokus 00:54 | 02 June 2018

Tifozët Madrilen kanë vendosur tashmë për emrin e zëvëndësuesit të Zidane nëpermjet anketave nga Marca dhe AS

Nga të dyja anketat, emir i Jurgen Klopp ishte më i votuari nga tifozët Madrilen për pasuesin e Zidane në krye të ekipi.

Në anketën e Marcas ku morën pjesë 44.970 votues, Klopp mori 29% të votave para Pochettinos që mori 23% të votave dhe para Gutit që ishte afër argjentinasit.

-Advertisement-

Ndërsa në anketën e AS ku morën pjesë 120 mijë votues, tekniku Gjerman mori 41% të votave para Pochettinos që mori 34% dhe para Low që kishte 9% të votave

Për zëvëndësuesin e Zidane po fliten shumë emra dhe emri i argjentinasit Pochettino është më favoriti për të marrë drejtimin e ekipit Madrilen në javët e ardhshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera