Sport

Tifozët e pranishëm në ‘Zahir Pajazit’, KD i FFK-së hapë procedurë disiplinore ndaj klubit të Llapit

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 07 July 2020

Të dielën në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë është zhvilluar dueli i javës së 28-të në Superligë, ndërmjet Llapit dhe Dritës, shkruan Gazeta inFokus.

Takimin e fituan gjilanasit me rezultat 4-0, duke bërë kështu një hap të madh drejt titullit kampion.

Përveç rezultatit që ishte befasues, një befasi tjetër ndodhi edhe në tribunat e stadiumit.

-Advertisement-

Aty u panë shumë tifozë llapjanë, të cilët kishin shkruar për ta përcjellë nga afër ndeshje edhe pse është e ndalur nga IKSHPK-ja.

E përveç kësaj këta tifozë sipas raportit të zyrtarit të ndeshjes gjatë takimin kanë ofenduar gjyqtarët dhe lojtarët mysafir.

Kësisoj është iniciuar procedurë disiplinore nga KD i FFK-së ndaj klubit llapjan për këto lëshime.

“KF  “LLAPI  1932“ nga Podujeva në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes  së javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll; LLAPI  1932 – DRITA  e zhvilluar në stadiumin “Zahir  Pajaziti“ në Podujevë  (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar;  numri i madh i spektatorëve në shkallët e stadiumit rreth  200 veta me çka thyen  rregullat antiCovid dhe të njëjtit kohë pas kohe ofenduan gjyqtarët e  takimit si dhe lojtarët e ekipit mysafir). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të rregullores  disiplinore, KF “Llapi 1932“ nga Podujeva për lëshime në organizimin e ndeshjes

I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga KF Llapi  1932  – personi për siguri nga ajo  ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 09.07.2020  (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera