Sport

Tifozët e Napolit vazhdojnë ta nderojnë Maradonën

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 27 November 2020

Vdekja e Maradonës i ka prekur shumë të gjithë, megjithatë, ata që e përjetuan shumë rëndë vdekjen e legjendës ishin tifozët e Napolit, shkruan Gazeta inFokus.

Tashmë i ndjeri kishte djersitur fanellën e klubit italian për 7 vite, duke arritur të fitonte titullin kampion dy herë.

E në shenjë respekti për argjentinasin, tifozët napolitan janë mbledhur pranë stadiumit të klubit, që tani e tutje do të mbaj emrin ‘Maradona’, për ta kujtuar atë.

-Advertisement-

Më shumë këngë, duartrokitje dhe flakadan, tifozët italian kujtuan heroin e tyre të cilin kaq shumë e deshën.

Kujtojmë që Maradona ishte pjesë e Napolit gjatë viteve 1984-1991./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera