Sport

Tifozët e Manchester Cityt “masakrojnë” Guardiolën

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 10 April 2019

Manchester City ka humbur nga Tottenhami, mbrëmjen e djeshme në sfidën e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Kjo ndeshje e humbur për Cityn i vështirëson gjërat, ndërsa për Guardiolën i bën akoma dhe më keq. Kjo ndeshje nuk e ka thyer dot, atë rekordin negativ të Guardiolës që ka 8 vite pa fituar si mysafir, pas fazës së 1/16-ave, në Ligën e Kampionëve.

Tifozët anglezë nuk kanë duruar dhe kanë shpërthyer ndaj tij duke hedhur fajin kryesor te spanjolli për faktin se skuadra e tyre nuk fitoi dot dje.

-Advertisement-

Marrëdhënia e Guardiolës me Ligën e Kampionëve, pas dy kupave të fituara me Barcelonën në vitet 2009 dhe 2011 nuk është shumë e mirë dhe këtë gjë e vërteton çdo vit më shumë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera