Sport

Tifozët e Liverpoolit shfaqen te hoteli ku po qëndrojnë futbollistët e Anglisë

Autori: Gazeta inFokus 22:14 | 16 November 2019

Kombëtarja e Anglisë nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë mbyll kampanjën kualifikuese për kampionatin Evropian ku do të ndeshet me Kosovën.

Anglia tashmë ka zbritur në tokën shqiptare, derisa mikpritja këtu e ka entuziazmuar ekipin anglez.

Trajneri Gareth Southgate ka falënderuar popullin e Kosovës për pritjen e ngrohte që u kanë bërë, derisa ka thënë se kjo pritje nuk ndodh shpesh në vendet tjera.

-Advertisement-

Menjëherë pas akomodimit në hotelin “Emerald” në Prishtinë, aty janë shfaqur një grup tifozë të Liverpoolit të cilët i kanë uruar mirëseardhje lojtarëve të Liverpoolit që luajnë me Anglinë.

Për fat të keq e ata nuk kanë mundur t’i takojnë idhujt e tyre për faktin se mundësia e afrimit të hoteli ka qenë e pamundur për shkak të sigurisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera