Sport

Tifozët e Liverpoolit me mesazh për Kloppin, pasi nuk e ftoi Shaqirin

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 07 November 2018

Liverpool u turpërua mbrëmë nga Crvena Zvezda në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Crvena Zvezda e mposhti Liverpoolin me rezultat, 2:0, ndërsa Xherdan Shaqiri nuk u ftua nga Jurgen Klopp për shkak të tensioneve që nga Kampionati Botëror që u mbajt në Rusi.

Shumë tifozë të skuadrës angleze kanë reaguar në rrjetet sociale, duke thënë se po të ishte lojtari kosovar në fushë, ata nuk do të humbisnin.

-Advertisement-

“Humbëm sepse nuk luajti Shaqiri”.“Mendoj se Shaqiri është dashur të luajë atje”. “Ishte gabim që nuk ka udhëtuar Shaqiri”. “Shaqiri ishte mungesë e madhe…”.

“Klopp është dashur ta marrë Shaqirin, mungoi kreativiteti në mesfushë…”.“Zgjidhja e vetme është Shaqiri”.“Kjo ndodh pa Shaqirin në skuadër”.

“Ndjej se Shaqiri do ta kishte bërë diferencën…”. “Shaqiri është dashur të udhëtojë, duke mos u shqetësuar për politikën…”.“Humbëm sepse nuk luajti Shaqiri”, – ishin disa nga komentet e shumta të tifozëve në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera