Sport

Tifozët e Lazios e krahasojnë Muriqin me Ibrahimovicin

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 15 October 2020

Vedat Muriqi, që gjatë kësaj vere është bashkuar me Lazion, ka mbajtur konferencën e tij të parë për media, shkruan Gazeta inFokus.

Muriqi nuk arriti të bashkohej me klubin italian për arsye se u infektua me koronavirus, megjithatë, tifozët italian kanë nisur ta krahasojnë futbollistin kosovar me yllin suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Por, prizrenasi ka një përgjigje për të gjithë ata që po e bëjn një krahasim të tillë.

-Advertisement-

“Është një nder për mua të krahasohem me Ibrahimovicin, por unë do të jem Muriqi i Lazios.

Ekzistojnë ndryshime midis lojës në Turqi dhe asaj në Itali. Tani jam në Lazio dhe do të bëj më të mirën që ekipi të arrijë qëllimet e tij“, ka thënë Vedat Muriqi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera