Sport

Tifozët e Juves i kërkojnë Dibalës të mos largohet, shikoni përgjigjen që u jep argjentinasi

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 22 August 2019

Paulo Dibala është një nga lojtarët më të përforulur te Juventusi, i vendosur në listën e shitjeve nga vetë klubi.

Por, argjentinasi nuk ka dëshirë që të largohet, dhe kërkon të qëndrojë ende me “Zonjën e Vjetër”, edhe pse në formacionin e Sarrit, vendi në formacionin titullar nuk duket i sigurt.

Ditën e sotme, “La Joya” u ndalua nga tifozë bardhezinj, që i kërkuan atij foto e autografe. Në një moment, një tifoz iu drejtua Dibalës me fjalët: “Mos u largo”.

-Advertisement-

Përgjigja e Dibalës nga ana tjetër, ishte e shkurtër, por kuptimplotë. “Jo, jo” – u shpreh sulmuesi, duke treguar sërish që nuk ka si qëllim të largohet nga Juventusi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera