Sport

Tifozë të rebeluar e fusin drejtorin në kontejner dhe e shëtisnin rrugëve të qytetit

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 26 November 2020

Tifozët e skuadrës ukrainase të Desna kishin marrë punët në duart e tyre, duke vendosur që vetë ti qërojnë hesapet me drejtorin e stadiumit “Gagarin”, Oleksandar Ovçarenko.

Ky i fundit pak kohë më parë ishte emëruar drejtori i stadiumit në të cilin ndeshjet e saj i zhvillon skuadra e Desnës, ndërsa i njëjti kishte kërkuar që të ndalojë ndeshjet e këtij klubi.

Një gjë e tillë kishte revoltuar tek mase tifozët e kësaj skuadre, të cilët nuk kishin duruar më shumë, duke i hyrë në zyre dhe duke e nxjerrë zvarrë jashtë për ta futur më pas në kontejnerë bërlloku dhe për ta shëtitur nëpër rrugët e qytetit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera