Sport

Tifozët e Gjilanit ‘kërkojnë’ Ismet Munishin në vend të ‘Profës’

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 09 March 2021

Skuadra e Gjilani është duke kaluar në krizë të rezultateve në stinorin pranveror, shkruan Gazeta inFokus.

Të drejtuarit e Bylbyl Sokolit kanë një seri prej pesë ndeshjeve pa fitore, kurse triumfin e fundit e kanë ndaj Besës, si mysafir me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 18-të në Superligë.

‘Profa’, i cili mori timonin e klubit pas largimit të Gentian Mezanit, nuk ka arritur të jetë i suksesshëm me gjilanasit.

-Advertisement-

Kjo së fundmi ka nisur të ngjallë pakënaqësi tek tifozët e Gjilanit, ‘Skifterat’, të cilët e kanë shprehur atë në një postim të trajnerit të mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, i cili është duke u përfolur se do të zë vendin e Sokolit.

46 vjeçari para një ore ka postuar një fotografi në facebook, ku ka të veshur një bluzë të kuqe.

Fotografinë e publikuar nga tekniku prishtinas e kanë komentuar shumë tifozë të Gjilanit, të cilët kanë kërkuar që ai të marrë drejtimin e ‘kuqebardhëve’.

“Jemi tu te prit ne Gjilan. TRANER”, “Respekt trener! Shume bukur po te rrika kjo ngjyr!”, “Veq logo e Gilanit po mungon”, kanë qenë disa nga komentet e shumta në postimin e Munishit.

Gjilani aktualisht zë vendin e katërt në tabelë me 33 pikë, kurse duelin e radhës e luan me rivalin lokal Dritën, me 11 mars në ora 13:00.

Më poshtë keni postimim e Ismet Munishit dhe kometet e tifozëve të Gjilanit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera