Shëndetësi

T’ia mbani dorën partneres gjatë lindjes, ia lehtësoni dhimbjet

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 23 January 2018

Nëse po pyesni se çfarë mund të bëni për partneren tuaj kur ato kanë dhimbjet torturuese të lindjes, ekspertët kanë treguar se cila është mënyra më e mirë.

Vetëm mbajtja e dorës gjatë këtij procesi është e mjaftueshme, tregon hulumtimi i ri.

Kërkesa e njohur për t’u mbështetur për dore kur kemi nevojë, ose dëshira për t’u mbajtur dikur kur jemi të sëmurë tani ka një shpjegim biologjik, transmeton Indeksonline.

-Advertisement-

Një studim i Universitetit të Kolorados, Boulder zbuloi se prekja e partnerit mund të përcjellë ndjeshmërinë dhe të zvogëlojë ndjesinë e dhimbjes.

Gratë raportuan për një përvojë të butë të dhimbjeve gjatë procesit të lindjes kur partnerët e tyre meshkuj ishin në dhomë me to dhe ua mbanin duart.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera