A do t’i zgjidhin paratë e BE-së problemet e ballkanasve
Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 13 July 2017
Vërtet Ballkani do t’i jepet më shumë para nga BE, por a do t’i zgjidhin paratë problemet e thella që kanë vendet e Ballkanit mes njëri-tjetrit? Adelheid Feilcke kërkon më pak skrupuj ndaj lidershipit politik ballkanik.
Po, vërtet BE ofroi vërtet diçka më shumë: Do të ketë më shumë fonde madje edhe projekte konkrete në hapësirën infrastrukturore dhe transportit. Po, perspektiva e anëtarësimit u ripërtëri edhe një herë me zë të lartë. Por nuk ka vend për të filluar t’i rrahim shpatullat njëri-tjetrit pas samitit të Ballkanit Perëndimor në Trieste. Sepse problemet e këtyre vendeve brenda tyre e mes njëri-tjetrit janë shumë më të thella, sa të mund të zgjidhen me mjetet që u ofruan aty.
Ato jo vetëm që janë të thella, ato janë themeltare dhe nuk kapen sa duhet në rrënjët e tyre edhe nga Procesi i Berlinit, ndërkohë në vitin e katërt të tij. Prandaj edhe progresi është i vogël, deziluzionimi i madh, e për këto arsye këto procese në vijim e sipër mund të ngecin në çdo kohë apo edhe të ndërpriten.
Ajo shtjella e fuqishme me emrin BE ka kohë që nuk rrëmben më politikisht. Politikanët e vendeve të Ballkanit nuk e shprehin aspak mirënjohjen për vëmendjen dhe dorën e zgjatur me qëndrimin e duhur ndaj vlerave europiane dhe parimeve demokratike. Vitet e fundit mes politikanëve të Ballkanit ka zënë më shumë vend një lloj neglizhence e rrezikshme, që lejohet nga partnerët e BE më shpesh se duhet e me një mirëkuptim më të madh se duhet për presionet e brendshme politike, por që kryesisht çon në ruajtjen e pushtetit të politikanëve qeverisës gjithnjë e më shumë autokratikë.
Programet e procesit të Berlinit të orientuara shumë nga ekonomia ndjekin strategjinë “Transformim përmes veprimit” dhe shpresojnë që prosperiteti ekonomik të pasohet nga një shoqëri liberale dhe pluraliste. Por më e rëndësishme do të ishte të tregohej vëmendje që këto programe infrastrukturore-ekonomike dhe digjitalizuese të kenë efekt e një spektri sa më të gjerë.
Kokteili i rrezikshëm
Vëmendja e madhe që po gëzon momentalisht Ballkani, nuk është falë procesit inkurajues të Berlinit, përkundrazi ajo vjen nga krizat e vazhdueshme politike me potencial dhune e forcë shpërthyese idelogjike dhe etnike. Stanjacioni ekonomik i vazhdueshëm dhe klientelizmi politik janë arsyeja pse në shumë pjesë të këtyre shoqërive sundon një përzierje e varfërisë, mungesës së shpresës, nxitjes ideologjike me radikalitet ideologjik e fetar. Një kokteil i rrezikshëm!
Nga samiti i Triestes doli si rezultat konkret marrëveshja e transportit. Por suksesi i vogël – që për herë të parë Serbia dhe Kosova vendosën nënshkrimin në një marrëveshje të përbashkët nuk ra në sy – sepse Bosnje-Hercegovina refuzoi nënshkrimin. Pse? Republika kokëforte Srpska me tendencë të fortë pavarësuese bllokoi qeverinë federale thjesht nga parimi i qëndrimit bllokues në politikën e brendshme. Ajo që në Bosnje-Hercegovinë shkakton komplikime të vazhdueshme, mund të kthehet në çdo kohë në një retorikë të nxehtë e bllokadë edhe brenda vendeve të Ballkanit. Serbia nuk e njeh Kosovën, Maqedonia bllokohet për shkak të konfliktit të emrit me Greqinë…e kështu me radhë.
BE duhet të jetë më kërkuese
Por këto çështje – bërthama konfliktesh nuk trajtohen me vendosmëri në Procesin e Berlinit nga skrupuj të gabuar. Po ashtu nuk ushtrohet aq sa duhet presion ndaj liderëve politikë të këtyre vendeve, që të respektojnë parimet e shtetit ligjor dhe pluralizmit. Me të drejtë përfaqësuesit e shoqërisë civile në aktivitetet përreth samitit kërkuan në Trieste që BE të flasë hapur si edhe një përthithje më të madhe të aktorëve të tjerë shoqërorë e jo vetëm të vendimmarrësve politike.
Stabiliteti politik në Ballkan është edhe stabiliteti ynë, deklaroi kancelarja Merkel në Trieste. Por ekziston rreziku që BE me mendjelehtësi lejon garantimin e këtij stabiliteti nga elitat pushtetare të atjeshme dhe sakrifikon për këtë pluralitetin e mediave dhe shoqërisë civile të ngritur me mundim këto vite. Për sa kohë që fuqia joshëse e BE-së ende ekziston dhe për sa kohë ajo është e përfshirë në proceset e ndërtimit dhe trasnforimimit, ajo duhet ta kërkojë më fort zbatimin e rregullave të lojës demokratike e t’i mbështesë ato. Sepse vetëm ato do të sigurojnë hovin ekonomik dhe të sjellin perspektivë për njerëzit në vendet e Ballkanit, të cilët aktualisht me mijëra e thonë fjalën e tyre duke u larguar me mijëra nga vendi.
Të tjera
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...