Fun & Video

T’i vësh flakën vetes për pëlqime në rrjetet sociale/foto

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 19 November 2018

Ti vesh vetes zjarrin për të hedhur foto në rrjetet sociale, kjo është sfida e rrezikshme e të rinjve. Sfida e Zjarrit është mjaft rrezikshme për jetën, por kjo nuk i ndalon të rinjtë, të cilët hedhin alkool në trup dhe më pas i vënë flakën. E gjithë kjo bëhet për të marrë pëlqime nga ndjekësit e rrjeteve sociale.

Shumë adoleshente janë shtruar në spital dhe kanë pasur nevojë për ndërhyrjen kirurgjikale. Sfida lindi në SHBA në vitin 2012, pasi YouTuberi “1BlazinEagle1 “, ngarkoi një video për atë që digjte me flakë fytin e tij. Kjo video mblodhi mbi 100,000 shikime.

Në fakt mjekët lëshojnë alarmin :-“E kuptoj që është një presion mbi të rinjtë për të shtuar pëlqimet në profilet e tyre online, por këto janë gjëra të rrezikshme. Por shikoj se këto sfida kanë shumë pasoja. Disa nga pacientet kanë mbetur të shpërfytyruar për gjithë jetën”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera