Rozë

“Ti shkoje me të tjerë, ndërsa unë mbaja fëmijët”/ Icardi sulmon ashpër Wanda Narën: Më abuzonte fizikisht prej vitesh

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 04 December 2024

Intervista e fundit e dhënë nga Wanda Nara duket se nuk është “përtypur” aspak mirë nga ish-partneri i saj, Mauro Icardi.

Sulmuesi argjentinas ka vendosur t’i përgjigjet flakë për flakë ish-bashkëshortes së tij, teksa ka shfrytëzuar deklaratat e kësaj të fundit se njihej prej tre vitesh me reperin L-Gante me të cilin ka një histori publike tashmë pas ndarjes me futbollistin.

Ish-kapiteni i Interit ka folur me një gazetar të njohur argjentinas, me këtë të fundit që i ka bërë publike bisedat me të, kjo me dëshirë të vetë Icardit, i cili gjithashtu është shprehur se nuk do të përmbahet më në deklaratat kundër Wandas.

-Advertisement-

“Bën viktimën, pasi je mburrur me gazetarët. Më ke mashtruar mua dhe fëmijët e tu për tre vite dhe ke pranuar se nuk ke qenë besnike, ndërsa unë kujdesesha për fëmijët, duke kujtuar se po punoje. Ndërsa ti kishe një jetë të dyfishtë.

Fyen dhe shpif, je një aktore e mirë, por të ra maska. Ke treguar bisedat tona të vjetra, nuk më intereson, nuk jam i fiksuar, nuk kam raporte me askënd, gënjeshtra dhe përsëri gënjeshtra. Prioriteti im i vetëm janë vajzat e mia dhe rikuperimi nga dëmtimi. Të shohim çfarë do të bësh kur drejtësia do të shohë prova të vërteta, jo biseda të vjetra dhe audio të realizuara me inteligjencën artificiale”, shkruheshin në mesazhin e nisur nga Icardi drejt gazetarit.

Por sulmuesi i Galatasarayt nuk ka ndaluar këtu, pasi në një intervistë për një media turke, ai ka treguar se çfarë Wanda ka bërë me rrjetet e tij sociale, teksa e ka abuzuar dhe fizikisht.

“Ajo më ka abuzuar fizikisht për vite dhe gjithashtu më ka abuzuar digjitalisht, gjë që më ka sjellë shumë probleme financiare Ajo vodhi llogaritë e mia dhe u shkroi lojtarëve që luanin në të njëjtin ekip futbolli me mua në atë kohë”, tha ndër të tjera Icardi.

Sulmuesi argjentinas dhe modelja e njohur u ndanë në korrik të vitit 2024, teksa janë ende në procesin e përfundimit të divorcit të tyre.

Për momentin, Icardi flitet se ka nisur një lidhje të re me avokaten e tij, Angela Burgos, ndërsa Wanda nga ana tjetër ka pranuar lidhjen me artistin L-Gante.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera