Lifestyle

Ti mund të jesh duke tradhtuar dhe s’po e kupton!

Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 11 January 2019

Përveç rastit klasik, kur ti i sheh atij në xhaketë a kollare shenja buzëkuqi, janë disa shenja të tjera të fshehta që flasin për tradhti që është po aq e rëndë sa ajo fizike

Tradhtinë emocionale shumë tentojnë ta fshehin, por thelle thellë ju e ndjeni kur marrëdhënies aktuale i ka ardhur fundi.

1. Ti ke më shumë emocione të shohësh atë njeri dhe jo partnerin tënd

-Advertisement-

Energjia emocionale është elementi kyç në një lidhje. Dhe nëse e gjithë kjo energji nuk shkon më për të dashurin/ën, por për dikë që së fundmi merr vëmendjen tuaj…

2. Ti fantazon për këtë njeri, por jo lloji i fantazisë që po mendon tani

Ndoshta fantazitë seksuale të çojnë tek Channing Tatum, por ato emocionalet tek personi i ri. Ju imagjinoni skena me protagonist atë, apo mendoni se si do të sillej ai krahasuar me të dashurin tënd në një situatë të caktuar.

3. Ai person është bërë motivi juaj pa e kuptuar

Ti sapo more një lajm të mirë nga puna. Kush është njeriu i parë të cilit ia tregon?

4. Ankohesh për të dashurin tënd

Deri në një pikë të caktuar kjo është normale, por mos harroni që kur i ankoheni një burri tjetër për të dashurin, afroheni edhe më tepër me të.

5. Jeni gati të bëni çdo gjë për këtë njeri

Bëjmë një eksperiment. Keni dalë për t’i blerë të dashurit tuaj një dhuratë. Në qendër tregtare shihni diçka dhe kujtoni që personi tjetër e pëlqen shumë. Dhurata e të dashurit kaloi sa hap e mbyll sytë në plan të dytë. Çdo të thotë kjo?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera