Lajme

A do t’i bashkohet Shpend Ahmeti grupit të dorëhequrve: Flet deputetja Pantina!

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 05 February 2018

E dorëhequra e VV-së, Shqipe Pantina ka deklaruar se deri më tash nuk ka asgjë të re rreth formimit të partisë së re nga ana e të dorëhequrve të Vetëvendosjes.

Ajo tha se sapo të merret ndonjë vendim, të gjithë do të njoftohen për të.

“Deri më sot nuk kemi marrë asnjë vendim për formimin e partisë së re, sapo të merret vendimi do të bëhet publike”, ka theksuar ajo për Blic

-Advertisement-

Ndonëse në media u tha se këtij grupi do t’i bashkohet edhe Shpend Ahmeti, Pantina refuzoj të flasë rreth kësaj.

E ai i cili po flitet se do ta braktis Vetëvendosjen, dhe do të jetë pjesë e partisë së re së Molliqajt, Shpend Ahmeti nuk iu është përgjigjur thirrjeve të redaksisë.

Problemet në Vetëvendosje tash e një kohë kanë dalë në sipërfaqe.

Në VV, janë krijuar dy grupe siç po njihen në opinion si krahu Molliqaj dhe ata të Albin Kurtit.

Deri më tash dorëheqje nga Vetëvendosja kanë dhënë: Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Faton Topalli, Shqipe Pantina, Aida Dërguti, e të tjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera