Lajme

Thyhet rekordi Guinness, 633 zhytës bëhen bashkë për të pastruar oqeanin

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 16 June 2019

633 zhytës kanë thyer rekordin Guinness duke pastruar oqeanin nga plehrat. Kjo ndodhi të shtunën pranë Deerfield Beach International Fishing Pier.

Gjyqtari i Guinness, Michael Empric bëri një udhëtim të rrallë nga New York City për të bërë numërimin zyrtar të  zhytësve.

“Unë në të vërtetë qëndrova aty dhe i kam numëruar të gjithë kur u futën në ujë”, tha ai.

-Advertisement-

Zhytësit hynë në oqeanin me dallgë dhe duhej të qëndronin në ujë të paktën 15 minuta për t’u numëruar.

Dahlia Bolin, 13 vjeç, ishte në mesin e tyre. Ajo dhe nëna e saj Rebecca erdhën nga Mackinaw, Illinois, për të ndihmuar në thyerjen e rekordit në  Guinness dhe mbledhjen e mbeturinave.

Eventi u organizua nga ambientalist RJ Harper, i cili ndihmoi në rekrutimin e zhytësve, i cili tha se në oqean është bërë një pastrim i plotë nga mbeturinat dhe ishte një gjë e jashtëzakonshme kur shikoje bashkë 633 zhytës.

Harper tha se shpreson që pastrimi do të frymëzojë pjesëmarrësit për të mbajtur pastër ujërat pranë shtëpive të tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera