Lajme

Thyhet me eksploziv banka TEB në Suharekë

Autori: Halil Berisha 10:25 | 15 December 2019

Mëngjesi i kësaj të diele nuk ishte fort i qetë për suharekasit.

Para u bërë ora 4 e mëngjesit, një zhurmë jo e zakonshme u dëgjua në këtë qytet, shkruan gazeta inFokus.

Kjo erdhi nga eksplozivi i cili u përdor për të thyer derën hyrëse të bankës.

-Advertisement-

Kështu, katër persona të maskuar arritën të thyejnë bankën, por jo edhe qëllimin e tyre kryesor, të vjedhin.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka thënë që ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:45 derisa sipas informatave nga TEB, të dyshuarit, nuk arritën të marrin mjete nga banka./Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera