Lajme

Thyhet gota në takimin e ‘Open Balkan’, reagon Edi Rama: Syri i keq sa mori një goditje

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 21 December 2021

Në takimin në kuadër të samitit “Open Balkan” në Tiranë, kryeministri Edi Rama deri sa po i jepte fjalën komisionarit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi është thyer një gotë.

Nuk ka munguar reagimi i Ramës, i cili tha se është për syrin e keq.

“Oliver, jeni miku më i mirë i të gjashtëve në Bruksel. Mund t’u flasësh tre të pranishmëve dhe atyre tre që mungojnë. U thye një gotë. Në traditën tonë, syri i keq sa mori një goditje pa mundur të marrë veten. Kështu që është një lajm i mirë për Open Balkan”, tha Rama.

-Advertisement-

Të hënën në Tiranë u protestua kundër iniciativës. Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar se kjo nisë dhe të gjitha marrëveshjet e saj do të anulohen sapo Partia Demokratike të jetë në pushtet.

“Open Balkan” është nisma e re e bashkëpunimit rajonal mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore. Emërtimi i ri i nismës u prezantua më 21 korrik 2021, në Shkup në mbyllje të punimeve të pjesës zyrtare të Forumit Ekonomik.

Ndërkohë, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj nisme, edhe pas thirrjeve për bashkëpunim./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera