Sport

‘Thyhet’ fortesa ‘Anfield’, Liverpooli pëson humbje në shtëpi pas afro katër viteve

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 21 January 2021

Liverpooli është mposhtur në shtëpi pas afro katër viteve pa humbje në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

‘The Reds’ kanë pësuar disfatë nga Burnely me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 19-të në elitën e futbollit anglez.

Në sfidën e zhvilluar në ‘Anfield’, golin e vetëm për mysafirët e shënoi,  Ashley Barnes, në minutën e 83’ nga pika e bardhë.

-Advertisement-

Hera e fundit kur Liverpooli kishte pësuar humbje në shtëpi ishte 23 prilli i vitit 2017, ku ishin mposhtur nga Crystale Palace.

Pas kësaj humbje Liverpooli renditet i katërti me 34 pikë, kurse Burnley kalon në pozitën e 16-të me 19-të sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera