Lajme

Thyhet edhe Kruja, PS i merr Bashës bastionin e radhës

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 27 June 2017

Edhe në qarkun e Durrësit, numërimet janë drejt fundit. Në këtë qark Partia Socialiste ka fituar me një avantazh të theksuar duke marrë edhe bastione të Partisë Demokratike.

Supriza e qarkut Durrës është Kruja e cila njihet si bastion i PD-së por që këtë herë ka fituar PS me ministren Eglantina Gjermeni.

Në Krujë ka përfunduar numërimi i 17 kutive dhe për herë të parë PS është në avantazh me 261 vota.

-Advertisement-

Të ndara: PS-3101 vota; PD- 2840 vota; LSI- 443 vota. Në qarkun e Durrësit PS ka marrë 8 deputetë, PD ka marrë 4 dhe LSI 2 deputetë./albeu

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera