Lajme

Thyhet bastioni i Lutfi Hazirit, prinë bindshëm partia e Albin Kurtit

Autori: Halil Berisha 22:41 | 06 October 2019

Lutfi Haziri, njihet si ndër personat kryesor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kështu, Haziri, në parti mban postin e nënkryetarit e edhe të shefit të shtabit zgjedhor.

Haziri, gjithashtu është edhe kryetar i Gjilanit, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Megjithatë, si duket kjo nuk i ndihmoj që Gjilani ta mbështes partinë e tij.

Në numërimin e 86% të votave e të publikuara nga KQZ, shihet se Vetëvendosje prin bindshëm në këtë komunë.

Kjo parti deri tash ka 39.8% të votave, derisa LDK ka vetëm 27.43%.

Parti e tretë bë Gjilan është Partia Demokratike e Kosovës, e cila deri tash ka 16.86% të votave./Gazetae inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera