Lajme

Thyen xhamat e komunës në Zveçan, arrestohet serbi

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 04 March 2019

Një person në Zveçan është arrestuar pasi që ka thyer xhamat në ndërtesën e Komunës.
Këtë e ka bërë te ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi që i njëjti në shenjë revolti ka thyer xhamat në ndërtesën e Komunës në Zveçan, për shkak të mospërmbushjes së premtimit për krijimin e marrëdhënies së punës në atë komunë” thuhet në raportin e PK-së

I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt thuhet më tej në këtë raport./Gazeta inFokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera