Lajme

Thyejnë kodin e mirësjelljes, partitë gjobiten me 352.400 euro

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 16 June 2017

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në një konferencë për media sot ka bërë të ditur se prej shpalljes së zgjedhjeve e deri më janë parashtruar gjithsej 354 ankesa dhe apele, ndërsa PZAP i ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike, për shkak se kanë thyer kodin e mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore në shumë prej 352. 400 euro.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma është gjobitur me 157 mijë e 700 euro, koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 71.700 euro, Lëvizja Vetëvendosje 66 mijë euro, Lista Serbe 35.600 euro, SLS 3.900 euro, Partia Fjala 2.600 euro dhe Koalicioni Vakat është dënuar me 1.200 euro.

Mulë Desku nga PZAP, ka bërë të ditur se natyra e ankesave kryesisht kanë pasur të bëjnë me vendosjen e posterave, mos përputhje të votave, tentim për blerje të votës, dëmtim të posterave, fotografim të votës, kërcënime, mungesë e librit të votimeve nëpër vendvotime.

-Advertisement-

Ai tha se ankesa më së shumti ka pasur Instituti i Kosovës për demokraci, Demokracia plus, BIRN dhe subjektet politike PDK, AAK, LDK, Alternativa, AKR, LVV.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera