Lajme

Thumanë: Kërkime në ndërtesën ku dyshohet se janë gjashtë persona mes tyre një 7 vjeqare (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 27 November 2019

Pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë në orët e hershme në mëngjesin e së martës, kërkimet në ndërtesat e rrënuara po vazhdojnë.

Gazeta inFokus është duke përcjellë nga vendi i ngjarjes dhe ju sjell fotografitë dhe videot nga kërkimet që po bëhen në Thumanë.

Në videon e bërë nga ekipi i gazetës inFokus në terren shihet një objekt në të cilin janë duke u bërë kërkime.

-Advertisement-

Sipas familjarëve që nuk i kanë gjetur ende më të dashurit e tyre në këtë objekt dyshohet se kanë mbetur të izoluar katër ose pesë persona.

E në mesin e tyre është edhe një e mitur  7 vjeçare.

Deri më tash në këto objekte që shihen në video janë gjetur nëntë trupa të pajetë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera